Njësia Speciale niset drejt Mitrovicës Veriore

Njësia Speciale niset drejt Mitrovicës Veriore

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës me mjete të blinduara janë nisur në drejtim të Leposaviqit për të vazhduar drejt Veriut të Kosovës.

Forcat Speciale do t’i bashkohen edhe njësiteve tjera policore që tashmë gjenden në Veri të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ky mobilizim vjen pasi autoritetet kosovare kanë deklaruar se do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar trenin e nisur nga Beogradi për në Veri të Mitrovicës. /Insajderi.com