Njerku rrah vajzën e mitur

Njerku rrah vajzën e mitur

Policia në Vushtrri ka regjistruar një rast të dhunës familjare. Ankuesja femër shqiptare e moshës së mitur, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga njerku i saj.

„Ankuesja ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati“, thuhet në raportin e policisë.

Një rast tjetër I dhunës familjare ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri.

Policia raporton se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.