Njeriu që e zbuloi kamerën e parë digjitale, por ishte i detyruar ta mbante të fshehtë

Njeriu që e zbuloi kamerën e parë digjitale, por ishte i detyruar ta mbante të fshehtë

Në vitin 1975, një punëtor i kompanisë teknologjike, “Kodak”, shkoi tek shefi i tij dhe i tha se ka zbuluar kamerën e parë digjitale në botë. Por, “Kodak” i tha punëtorit të tyre se kamera digjitale ishte e papërdorshme dhe i tha të harronte idenë e tij.

Punëtori Steve Sasson, filloi të punonte tek kompania “Kodak” në vitin 1973. Që atëherë ai mendonte të ndryshonte diçka në teknologjinë e kameras, duke menduar se kamera e vjetër, jo-digjitale duhej të zëvendësohej me atë digjitale, për shkak se ishte më praktike, shkruan New York Times, transmeton Insajderi.

kame

Në vitin 1975, Sasson ishte gati që idenë e tij ta rikthente në punë dhe ta bënte realitet. Në kohën kur ai e projektoi pajisjen e njohur si “Kamerë Digjitale”, ajo merrte 50 milisekonda për të bërë një foto, derisa nevojiteshin edhe 23 sekonda të tjerë që ajo të paraqitej në pajisje.

Shefat e Sassonit nuk ishin të mahnitur me pajisjen që ai zbuloi, duke i thënë se askush nuk do dëshironte t’i shihte fotot e tyre në një ekran të madh.

Në vitin 1989, Sasson së bashku me Robert Hills, një tjetër bashkëpunëtor i tij në Kodak, zbuluan pajisjen e parë si kamerë digjitale – “Kamera DSLR”. Por, kompania Kodak nuk deshi asnjëherë ta hidhte në shitje kamerën e ideuar dhe projektuar nga Steve Sasson.

Sasson i tha New York Times, se kur ai dhe Hills e zbuluan pajisjen dhe ajo nuk doli në shitje, e dinte se tanimë pajisjen digjitale do ta hidhte në treg dikush tjetër dhe do fillonte ta shiste atë.