Njeriu më i pasur i Japonisë humb 1.15 miliardë dollarë për një ditë

Njeriu më i pasur i Japonisë humb 1.15 miliardë dollarë për një ditë

Njeriu më i pasur i Japonisë, Tadashi Yanai, ka humbur 1.15 miliardë dollarë për një ditë, pasi të premten kompania që ai zotëron, Uniqle, pësoi rënie prej 6.7 për qind të vlerës së aksioneve.

Kryetari dhe themeluesi i kompanisë ka pësuar rënien më të madhe të pasurisë, nga 500 njerëzit më të pasur të botës, ku bën pjesë edhe ai.

Kompania Uniqlo njoftoi një rënie të madhe dhjetor të premten, duke fajësuar motin jashtëzakonisht të ftohtë, i cili sipas tyre bëri që të bie shitja e veshjeve dimërore.

Pasuria e Yanai aktualisht qëndron në 17.7 miliardë dollarë. Me humbjet e ditës së premte, ai ka humbur gjashtë pozita në renditjen e njerëzve më të pasur të botës. Tani ai qëndron në vendin e 44-të. /Insajderi.com