Njeriu më i pasur afrikan: Do të blejë Arsenalin, dhe do ta shkarkojë Wengerin

Njeriu më i pasur afrikan: Do të blejë Arsenalin, dhe do ta shkarkojë Wengerin

Miliarderi nigerian Aliko Dangote është një tifoz i Topçinjve dhe nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të blerë klubin megjithëse pronari aktual Stan Kroenke nuk ka ndërmend ta shesë.

Dangote foli në mënyrë hipotetike se çfarë do të bënte nëse do të merrte drejtimin e klubit londinez.

“Gjëja e parë që do të bëja do të ishte shkarkimi i trajnerit. Ai ka bërë një punë të mirë, por duhet t’i jepet shansi edhe dikujt tjetër,” shprehet ai për Bloomburg.

60-vjeçari premtoi se do të tentonte të blinte klubin. Momentalisht, Kroenke zotëron 67% të Arsenal dhe miliarderi rus Alisher Usmanov është në kontroll të 30% të mbetur, shkruan Telesport.

Dangote ka një pasuri mbi 10 miliard euro, dhe ka besim se mund të tundojë të dy pronarët aktualë të largohen nga klubi nëse i bëhet një ofertë bindëse.