Njeriu i afërt me PDK-në emërohet drejtor i burgjeve

Njeriu i afërt me PDK-në emërohet drejtor i burgjeve

Drejtori i policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqi është emëruar me vendim të Qeverisë së Kosovës drejtor i burgjeve të vendit.

Ky vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.

Nehat Thaçi është njeri i afërt me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai ishte arrestuar nga autoritetet serbe në tetor të vitit të kaluar nën akuzën për krime lufte, por ishte liruar pas një muaji.

Gazeta Insajderi ka raportuar në muajin mars për tre kandidatët që ishin në listën e ngushtë për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK).

Enver Rrustemi, Rasim Selmani dhe Nehat Thaqi. Dy prej tyre Rrustemi dhe Thaqi janë njerëz të afërt me partitë politike.

Kandidati Enver Rrustemi në vitin 2010 ka qenë ushtrues detyre në Inspektoriatin Policor të Kosovës (IPK) dhe po ashtu ishte kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Komunën e Vitisë, raporton Insajderi.

Kandidati Rasim Selmani për momentin ka pozitën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë.

Pozita e drejtorit të burgjeve të Kosovës qëndron vakante që prej 28 shkurtit të këtij viti, pasi ish-drejtori Sokol Zogaj doli në pension. /Insajderi.com

Tre kandidatë për drejtor të burgjeve – dy prej tyre të lidhur me PDK-në e AAK-në