Njëri nga sulmuesit në kishë ishte shtetas francez

Njëri nga sulmuesit në kishë ishte shtetas francez

Autoritetet në Francë thanë se njëri prej dy sulmuesve që e kanë vrarë një prift në një kishë katolike në Normandi, është 19-vjeçari, Adel Kermiche, shtetas francez, që ishte nën mbikëqyrje elektronike dhe arrest shtëpiak, për shkak se dy herë ishte përpjekur të udhëtonte në Siri për t’u bashkuar me grupin ekstremist, Shteti Islamik.

Autoritetet nuk e kanë dhënë emrin e sulmuesit të dytë, por thanë se ai ishte një algjerian 16 vjeçar.

Këta dy sulmues, që kishin shprehur besnikëri ndaj Shtetit Islamik, dje herët në mëngjes e kanë vrarë një prift brenda një kishte katolike në rajonin e Normandisë në Francë, transmeton rel.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Francës, Pierre-Henry Brandet, tha se sulmuesit ishin vrarë nga policia pasi kishin dalë jashtë kishës në vendbanimin St. Etiene-du-Rouvray.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka vlerësuar se ky ishte “sulm i turpshëm terrorist”.

Foto: Reuters