“Njeri i dhënë pas përfitimeve personale” – Kuptimi i epitetit që Kurti ia ka dhënë Molliqajt

“Njeri i dhënë pas përfitimeve personale” – Kuptimi i epitetit që Kurti ia ka dhënë Molliqajt

Dardan Molliqaj e ka vulosur ndarjen me Albin Kurtin në pikat kryesore që ata janë bërë bashkë dhe kanë funksionuar brenda Lëvizjes Vetëvendosje gjatë këtyre viteve dhe një nga këto ka qenë edhe barikadimi kundër një pjese të klasës politike që e vënë përpara pasurimin personal mbi atë shoqëror.

E pikërisht kjo ka qenë një nga akuzat që vet Molliqaj e ka thënë në Klan Kosova, se Kurti e ka quajtur atë një mikroborgjez.

Sipas shpjegimit sociologjik, një njeri mikroborgjez është ai “që vë interesin e ngushtë vetjak mbi interesin e përgjithshëm të shoqërisë”.

Termi “mikroborgjez” është bërë i njohur në shekullin XVIII që është një sub-strate i klasës së mesme, teksa është bërë përshkrim për njerëzit që janë të dhënë  pas përfitimeve vetjake dhe përpiqet vetëm për mirëqenien e vet.

Sipas  Fjalorit elektronik shpjegues “FESH 1 “mikroborgjezi është anëtarë/pjesëtar i klasës shoqërorë qe e vë interesin e ngushtë vetjak mbi atë të shoqërisë; ai/ajo që është i dhënë mbas përfitimeve vetanake dhe punon vetëm për mirëqenien e tij”. /Insajderi.com