Njerëzit në Japoni po blejnë pjepra për më shumë se 10 mijë euro

Njerëzit në Japoni po blejnë pjepra për më shumë se 10 mijë euro

Përderisa njerëzit ndonjëherë për luks blejnë mango dhe mana, ndërsa ditë të tjera nga fundi i muajit mbeten me banane dhe molla, japonezët po blejnë pjeprin i cili kushton po aq sa një automobil i ri.

Ky pjepër specifik është i quajtur “Mbreti Yubari” dhe është kryqëzim mes dy llojeve të familjes së pjeprave të quajtur kantalupe. Dhe ky lloj i pjeprit rritet vetëm në një regjion të caktuar, me ç’rast ka ardhur edhe emri Yubari, shkruan Independent.

Dy pjepra “Premium” si i quajnë atje, janë shitur në një ankand për gati 29,000 euro. Dhe kjo është gati 15,000 euro për secilin pjepër.

Arsyeja pse pjepri “Mbreti Yubari” është kaq i shtrenjtë, thuhet se është në shijen e tij të ëmbël, raporton The Independent.

Sidoqoftë, ky është një rekord i ri për shitjen e këtij pjepri, pasi më parë janë blerë për maksimum 21,000 euro.

Normalisht këta pjepra kushtojnë mes 40 dhe 90 eurove, çmim i cili edhe pse shumë më i ulët, prapë mbetet një shumë enorme e paguar për një frutë të vetëm.

Por kjo nuk është hera e vetme kur japonezët kanë shpenzuar shumë për fruta.

Një herë vetëm një dredhëz është shitur për 20 euro, dhe një vile rrushi për 9000 euro. /Insajderi.com