Njerëzit e afërm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), brenda dy dite kanë zënë pozita në dy prej ndërmarrjeve më të mëdha publike në vend, atë të energjetikës d" />

Njerëzit e PDK-së pushtojnë dy Ndërmarrje Publike brenda dy ditësh

Njerëzit e PDK-së pushtojnë dy Ndërmarrje Publike brenda dy ditësh

Njerëzit e afërm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), brenda dy dite kanë zënë pozita në dy prej ndërmarrjeve më të mëdha publike në vend, atë të energjetikës dhe në Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër – Lepenc”.

Nijazi Thaçi kushëriri i presidentit të vendit, Hashim Thaçi është zgjedhur ushtrues detyre në Korporatën Energjetike të Kosovës, (KEK) dhe Berat Lushtaku kushëriri i ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër – Lepenc”.

Kushëriri i presidentit u zgjodh në krye të institucionit kryesor të energjetikës në vend me vendim të bordit të KEK-ut. Ku në mbledhjen e djeshme të bordit të KEK-ut dha dorëheqje ish-drejtori Arben Gjukaj.

Ndërsa Berat Lushtaku i cili më parë ka qenë drejtor i Departamentit të Financave në Pallatin e Rinisë, Bordi i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” ka marrë vendim që ta zgjedhë atë kryeshef të ndërmarrjes, shkruan Insajderi.

E Idriz Thaçi që më parë ishte zyrtar i prokurimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), mes vitit 2009 dhe 2011 kompania që merret me biznesin e thyerjes së gurit “Geo Mineral” kishte fituar tri tenderë nga (KEK), në vlerë milionëshe nga KEK-u, kompani kjo ku pronar i saj është vëllai i presidentit Hashim Thaçi.

Mirëpo sipas njoftimit të KEK-ut pozita që do ta mban kushëriri i presidentit nuk do është jetëgjatë, ai do të jetë aty vetëm përkohësisht.

E kushëriri i Lushtakut, sipas vendimit të “Ibër – Lepencit” ka filluar punën që nga dita e sotme, pra me 01 qershor 2018, përderisa vendimi ka hyrë në fuqi dje.

Zgjedhja e Lushtakut kishte ardhur pas shkarkimit të një pjese të anëtarëve të Bordit të kësaj ndërmarrjeje muajin e kaluar dhe zëvendësimin e tyre me anëtarë të rinj. Krejt kjo ishte kryer derisa po zhvillohej konkursi për kryeshefin ekzekutiv./Insajderi.com