Një zbulim dëshmon prova të reja se si bëhej kryqëzimi

Një zbulim dëshmon prova të reja se si bëhej kryqëzimi

Një sërë burimesh historike tregojnë se kryqëzimi ishte një metodë që romakët përdornin për të aplikuar dënimin me vdekje tek të burgosurit, kriminelët dhe skllevërit.

Ai më i famshmi është kryqëzimi i Jezu Krishtit të rrëfyer në Testamentin e Ri, edhe pse nuk ka prova që të pohojnë autenticitetin e këtij episodi biblik. Deri më tani nuk ka patur shumë prova arkeologjike mbi kryqëzimin romak. Në vitin 1968 gjatë gërmimeve të realizuara në Jeruzalem janë gjetur mbetjet e një njeriu që kishte vuajtur këtë torturë dhe tani për fat të mirë u shfaq edhe një tjetër.

Mbetjet e reja u gjetën në vitin 2007 gjatë një gërmimi të realizuar në Venecia, por analizat e realizuara nga një ekip i universitetit të Ferrarës ka zbuluar shenja se burri është kryqëzuar.

Konkretisht janë gjetur shenja që tregojnë se këmbët e tij janë gozhduar në një dërrasë dhe se gozhda ka përshkruar plotësisht kockën e thembrës të vendosur në kavilje. Nga ana tjetër nuk kanë gjetur të dhëna që kyçet të jenë gozhduar, çka hamendëson se krahët mund të jenë lidhur tek druri me litarë.

Mbetjet e burrit tregojnë se kufoma nuk është kallur në dhe, por djegur, çka sërish hamendëson se ka qenë skllav. Duhet mbajtur mend se sipas kronikave romakët e aplikuan këtë torturë mbi 6 mijë skllevër të kapur pas rebelimit të Spartakut në shek I para krishtit. / bota.al