Një vit burgim për vjedhje në postën e Ferizajt

22.02.2016 15:59
Një vit burgim për vjedhje në postën e Ferizajt

Një vit burgim dhe 500 euro gjobë i janë shqiptuar dënim të pandehurit I.S  i cili është shpallur fajtor për veprën penale grabitje në tentativë në Komunën e Ferizajt.

I.S i cili është shpallur fajtor nën akuzat se me përdorimin e forcës ka tentuar të vjedh arkat në njërën pikë të Postës në Ferizaj.

Me këtë rast ai ka goditur punëtoret por në të njëjtën kohë i dyshuari pengohet nga të dëmtuarat ku më pas largohet nga vendi i ngjarjes./Inasjderi.com