Një vetëvrasje çdo 40 sekonda, moshat më të prekura

Një vetëvrasje çdo 40 sekonda, moshat më të prekura

“Çdo 40 sekonda një person i jep fund jetës. Më shumë se 800 mijë persona bëjnë vetëvrasje çdo vit”, ka deklaruar për Today Emanuele Toniolo, mjek psikiatër, i cili mbështet tezën se kjo ndodh për shkak të një momenti të vështirë që kalojnë ata, ose miqtë apo familjarët e tyre.

Mjeku, anëtar i komitetit shkencor të projektit “Kurrë mos e humb shpirtin” që prej 2009 thotë se ka mundësi shërimi, duke i mbështetur me programe të veçanta personat që janë duke kaluar një çast të vështirë me jetën. “Është e vështirë të mos mbetesh indiferent, sidomos para njerëzve të mbyllur në vetvete duke menduar mbi intensitetin e një sëmundjeje që, është rrënjosur në thellësinë e ndjenjave të pashprehura.

Në si psikiatri i kemi të gjitha mundësitë ta ndihmojmë një person të tillë, të gjejë forcën dhe guximin për të mos u bërë “mish për top”.

Ndër moshat e prekura janë adoleshentët, moshat e treta e personat e ndjeshëm.