Treni godet veturën në Fushë Kosovë, një i vdekur

Treni godet veturën në Fushë Kosovë, një i vdekur

Në afërsi të Fushë Kosovës, sot rreth orës 16 një tren ka goditur një veturë të tipit Toyta, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të makinës.

“Rreth orës 16 kemi marrë informatën për një aksident trafiku ndërmjet një treni dhe automjeti Toyota, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë për Insajderin Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policin e Kosovës.

Të dhënat tjera për ngjarjen Ahmeti ka thënë se do të bëhen publike më vonë pasi që ajo ka thënë se “policia është ende duke u merr me rastin”. /Insajderi.com

Hetimi i dekonspiruar kundër zyrtarëve të shtetit