MPB-ja konfirmon dështimin e sigurisë në Aeroport

Një valixhe me eksploziv është futur deri në aeroplan në ANP

Një valixhe me eksploziv është futur deri në aeroplan në ANP

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka konfirmuar të mërkurën realizimin e testeve sekrete që kanë treguar për mungesë sigurie në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” (ANP) dhe në Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror të Kosovës (ASHNA). Ka paralajmëruar edhe të tjera teste.

E ka thënë këtë nëpërmjet një sqarimi që e ka bërë për media ditën kur “Koha Ditore” ka raportuar për rezultatet e këtij testi që nuk i ishin treguar publikut. Mbështetur në burimet e saj në Qeveri, gazeta ka shkruar se si një valixhe me eksploziv është futur deri në aeroplan këtë muaj, pa u detektuar fare nga mekanizmat e sigurisë në Aeroport.