Një ushtar afgan plagos tre ushtarë të SHBA-së

Një ushtar afgan plagos tre ushtarë të SHBA-së

Misioni i NATO-së në Afganistan thotë se tre trupa amerikane janë lënduar gjatë një sulmi të sotëm, i kryer nga një ushtar afgan.

“Tre ushtarë amerikanë janë plagosur sot pasi një ushtar afgan ka hapur zjarr ndaj tyre në bazën në provincën Helmand. Forcat e sigurisë të koalicionit e kanë vrarë ushtarin”, ka thënë një zëdhënës i forcave të SHBA-së në Afganistan.

Koalicioni që udhëhiqet nga NATO-ja, ka thënë në Twitter se ushtarët amerikanë janë duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Numri i sulmeve të kryera nga ushtarët afganë ndaj forcave ndërkombëtare ka rënë vitet e fundit.

Rreth 13,000 ushtarë, nën udhëheqjen e NATO-s vazhdojnë të qëndrojnë në Afganistan. Ata trajnojnë dhe u asistojnë forcave afgane me qëllim që t’i ndihmojnë për të luftuar kundër talibanëve.