Një tjetër lojtar braktis Dortumndin, e pret Kina

Një tjetër lojtar braktis Dortumndin, e pret Kina

Sulmuesi kolumbian i Borussia Dortmund, Adrian Ramos, pritet të transferohet për 12 milionë euro në Superligën kineze te Chongqing Lifan, mirëpo deri në fund të sezonit nuk do të shkoj në Kinë.

Ramos deri më 30 qershor do të luajë i huazuar te Granada në La Liga. Kushti, natyrisht, është që ish-lojtari i Hertha Berlin-it fillimisht të firmosë kontratën e re me klubin kinez, shkruan revista “Kicker”.

Sezonin e kaluar ai shënoi nëntë gola me verdh e zinjtë, por këtë sezon ai ka luajtur si titullar në vetëm katër ndeshje. /Insajderi.com