Një tjetër çmenduri në Dubai, ja projekti më i ri (Foto)

Një tjetër çmenduri në Dubai, ja projekti më i ri (Foto)

Nuk ndalen çmenduritë në Dubai. Çdokush që e ka shijuar bukurinë e Venecias, tashmë do e gjejë atë edhe në qytetin e shkretëtirës.

Ndërtuesit kanë zbuluar planet për të rikrijuar qytetin e famshëm italian.

Gondolat dhe kanalet komplekse do vijnë në një version të përshtatur për Dubain.

Venecia Lundruese do jetë një destinacion me pesë yje.

Ky do jetë i pari resort me pesë yje si një destinacion lundrues.

Projektuesi tha se qëllimi është që të sjellin sharmin, qetësinë dhe kulturën e Venecias në Dubai.