Një tjetër britanik i famshëm zgjedhë Shqipërinë për pushime

Një tjetër britanik i famshëm zgjedhë Shqipërinë për pushime

Një tjetër personazh i famshëm ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të pushuar dhe bëhet fjalë për ish-drejtuesin e programit të famshëm “Top Gear”, Jeremy Clarkson.

Gazetari ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në “Instagram”, duke postuar një foto nga bregdeti i Sarandës, njofton televizioni shqiptar Top Channel.

“Shqipëri”, ka shkruar Clarkson bashkangjitur postimit të tij. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që ish-drejtuesi i programit të suksesshëm britanik viziton Shqipërinë.

Javë më parë, edhe ish-kryeministri Tony Blair qëndroi për pushime në Shqipëri.