Një teatër në Francë në hall me emigrantin kosovar

Një teatër në Francë në hall me emigrantin kosovar

Një emigrant kosovar në Francë është bërë temë e diskutimeve kulturore dhe politike atje, pasi është bërë pjesë e një shfaqje teatrore.

Kosovari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, është bërë pjeë e shfaqjes “Le Suppliantes” (Lutësit) në të cilën shfaqje luajnë 18 emigrantë të ndryshëm. Pjesë e shfaqjes janë dy emigrante nga Shqipëria dhe dy nga Kosova.

Krejt problemi ka filluar pasi një nga këta emigrant nga Kosova e ka të ndaluar të dalë jashtë Francës.

Jean-Luc Bansard, drejtor i teatrit  “Theatre du Tiroir” në Laval të Francës, teatër ky që ka prodhuar shfaqjen, i ka shkruar autoriteteve franceze për migrim, që të lejojë kosovarin që të udhëtojë jashtë Francës pasi shfaqja është paraparë të jepet në vende të ndryshme të Evropës.

“Pa praninë e tij nuk mund të luhet shfaqja” thuhet në kërkesën e drejtorit të teatrit.

Shfaqjet ndërkombëtare të kësaj trupe teatrale janë paralajmëruar për muajin shkurt.

Refugjati kosovar është pjesë e tridhjetë aktorëve, 18 prej të cilëve janë emigrantë.

Sipas autoriteteve franceze, emigranti nga Kosova nuk ishte në gjendje për të marrë statusin e refugjatit dhe aktualisht është i obliguar që të mos e lërë Francën.

Megjithatë drejtuesit e teatrit shpresojnë në mirëkuptim të autoriteteve lokale të emigracionit, që ta lirojnë kosovarin dhe kësisoj shfaqja të vazhdojë të jepet në skena të ndryshme teatrale nëpër botë./Insajderi.com