“Një të punësuar do të ketë secila familje në Obiliq”

“Një të punësuar do të ketë secila familje në Obiliq”

Mexhid Krasniqi, kandidati për kryetar të Obiliqit nga Nisma, ka thënë se secila familje në këtë komunë do ta ketë nga një të punësuar.

“Do të kemi projekte konkrete në veçanti në punësim. Llogarisim që çdo familje që nuk ka të punësuar ta ketë së paku një të punësuar”.

“Të krijojmë kushte për vetëpunësim. Do ta kemi parasysh kategorinë e të moshuarve, fëmijëve, fëmijëve në rrugë”, ka thënë Krasniqi në Klan Kosova.