Një sulm kibernetik godet qeverinë ruse

30.07.2016 18:57
Një sulm kibernetik godet qeverinë ruse

Një sulm profesional kibernetik ka goditur trupin qeverisës së Rusisë, ka deklaruar shërbimi i inteligjencës së këtij shteti, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Sipas Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), një “virus-spiunazhi” është gjetur në rrjetën e internetit tek 20 organizata.

Kjo vjen pas akuzave ndaj Rusisë që ka hakuar të dhëna të cilat përfshijnë Partinë Demokratike në Amerikë.

Qeveria ruse ka mohuar përfshirjen në këto sulme.