Një sondazh i ri nxjerr PDK-në të parën dhe AAK-në të dytën

Një sondazh i ri nxjerr PDK-në të parën dhe AAK-në të dytën

Sipas një sondazhi të publikuar nga Qendra për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “Alternativa”, nëse zgjedhjet do të mbahen tani, do të kishim këto rezultuare: PDK – 24.6 %, AAK -22.7 %, LDK – 19.4 %, VV – 16. 3 %, NISMA – 4.2 %, AKR – 3.9 %, Alternativa 2.4 %, PD 1.8 % dhe të tjera – 4.7. %.

Sipas këtij sondazhi, dy partitë e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK,  kanë shënuar “rënie sasiore” ndërsa AAK ka tejkaluar dyfishimin dhe VV ka shënuar rritje të theksuar, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014. Por, PDK edhe përkundër rënies, vazhdon të mbetet e para edhe pse vlerat numerike tregojnë rezultat më të ultë se në zgjedhjet e kaluara.

“Pjesëmarrja e grup moshave  të respodentëve është në (5) pesë kategori moshash, duke filluar prej 18-25,26-35, 36-45, 46-55, 56-65 vjet”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Ditë më parë, u publikua një sondazh tjetër, që gjente VV-në si partinë më të votuar në Kosovë.