Një shtet me shumicë myslimane i jep mbështetje Serbisë kundër Kosovës

14.03.2017 15:36
Një shtet me shumicë myslimane i jep mbështetje Serbisë kundër Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Marokut, Mohammed Amin Belhaj, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Maroku i ka ofruar Serbisë në mbrojtjen e të integritetit territorial të Republikës së Serbisë.

Maroku është një shtet me shumicë myslimante sunite, prej mbi 98 për qind.

Gjuriq, në këtë takim me ambasadorin maroken ka folur edhe për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, njofton zyra e Gjuriqit përmes një komunikate. Gjuriq ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri do të shkaktonte efekte negative për stabilitetin në rajon, njofton mediumi serb Danas.

Ai e ka cilësuar “kërcënim për rajonin” krijimin e Ushtrisë së Kosovës nga liderët kosovarë, pavarësisht siç ka thënë ai “kundërshtimit të popullit serb dhe të komunitetit ndërkombëtar”.

Gjuriq ka deklaruar se Serbia do të këmbëngul në krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. /Insajderi.com