Një shqiptar shpallet futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2017

Një shqiptar shpallet futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2017

Zvicra ka përzgjedhur Granit Xhakën si futbollistin më të mirë të shtetit për vitin 2017.

Federata e Futbollit e Zvicrës ka përzgjedhur mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka si lojtarin më të mirë të vitit.

“Lojtari zviceran i vitit: Granit Xhaka”, thuhet në njoftimin e federatës zvicerane, raporton Gazeta Online Insajderi.

Xhaka, ish-futbollist i Baselit dhe Borussia Monchengladbach, është me origjinë shqiptare nga Prishtina. Familja e tij kishte emigruar në Zvicër në fillimin e viteve ’90. /Insajderi.com