Musa Kamenica, një shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër, ka siguruar një ulëse në asamblenë e komunës së Lozanës.
Ai është bërë shqiptari i parë që është zgjedhur në këtë pozitë. Kamenica ka garaur si pjesë e Partisë Socialiste dhe ka arritur të mbledhë 9 mijë e 959 vota në zgjedhjet të mbajtura të dielen.
Kamenica në një prononcim për albinfo.ch ka falënderuar votuesit për votën e tyre, si dhe ka premtuar se do të jetë zëri i komunitetit shqiptar në ansamblenë komunale të Lozanës./Insajderi