Një shqiptar merr titullin e kampionit që dikur e mbante Holyfield [video]

Një shqiptar merr titullin e kampionit që dikur e mbante Holyfield [video]

Erzen Rrustemi është kampion i botës në versionin WBF për peshat e rënda.

Boksieri shqiptar e bëri të vetin gjerdanin që dikur e ka mbajtur edhe legjenda Evander Holifild pasi mposhti mbrëmë me nokaut që në raundin e dytë argjentinasin Rikardo Ramirez.

Me mbështetjen e shumë shqiptarëve në Arhus të Danimarkës, 33-vjeçarit i mjaftuan më pak se pesë minuta për të mposhtur rivalin, të cilin e rrëzoi që në raundin e parë.

Pas triumfit, Rrustemi festoi me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për sportistin nga Zhagra e Kosovës ky ishte triumfi i 12-të në karrierë, i dhjeti me nokaut, ndërsa ende nuk e ka provuar shijen e humbjes. /Insajderi.com

Ndeshja e plotë e Rrustemit ndaj Ramirez:

[arve url=”https://vid.me/e/FvOY?stats=1″/]