Një shpjegim pozitiv për shqipen e kandidatëve në Prizren

Një shpjegim pozitiv për shqipen e kandidatëve në Prizren

Debatet për zgjedhjet lokale në Kosovë kanë vënë në pah aftësitë dhe mangësitë e shumë kandidatëve për kryetar komune, por më së shumti është komentuar për gjuhën e përzier të kandidatëve për kryetar komune në Prizren.

Fakti që ata flasin një shqipe të kombinuar me gjuhën turke ka ngjallur reagim nëpër rrjete sociale por banori i Prizrenit, Hajrulla Çeku pjesë e EC Ma Ndryshe, organizatë me bazë në komunitet që angazhohet për mbrojtjen e qyteteve të Kosovës që ka përfunduar studimet master në qeverisje dhe zhvillim lokal,  ka dhënë një shpjegim pozitiv për kritikat ndaj shqipes së kandidatëve të Prizrenit.

“Bilingualizmi (zotërim i dy gjuhëve) është aftësia për të komunikuar në gjuhë të ndryshme, jo domosdoshmërisht në nivel të përkryer. Multilingualizmi (zotërimi i disa gjuhëve) është aftësia për t’i përdorur disa gjuhë, jo domosdoshmërisht në nivel të përkryer, që rrit njohuritë gjuhësore dhe kulturore dhe kompetencën komunikuese të personit. Plurilingualizmi është aftësia për të funksionuar dhe komunikuar në mënyrë efektive në disa gjuhë në të njëjtën kohë në komunitete shumëkombëshe dhe shumëkulturore, duke i respektuar dallimet dhe ngjashmëritë mes gjuhëve dhe kulturave”, ka shpjeguar Çeku

Më pas ka ai ka shkruae se kandidatët për kryetar komune të Prizrenit që po dëgjohen këto ditë nëpër debate televizive janë shembulli më përfaqësues i plurilingualizmit, një shkathtësi dhe pasuri kulturore e rrallë jo vetëm në Kosovë.

“Prizrenin e bën Prizren, ndër tjerash, edhe aftësia e njerëzve për muhabet deri në katër gjuhë të ndryshme lokale brenda të njëjtës ditë, e nganjëherë brenda të njëjtit takim”, ka shkruar Çeku./Insajderi.com