Një shkrimtare serbe, një filozof kroat dhe Albin Kurti në një debat në Prishtinë

Një shkrimtare serbe, një filozof kroat dhe Albin Kurti në një debat në Prishtinë

Shkrimtarja serbe Sasha Savanoviq, filozofi kroat Srecko Horvat dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, përbëjnë panelin i cili do të diskutojë rreth romanit të shkruar nga shkrimtarja Savanoviq, të titulluar: “Një jetë tjetër”.

Të tre këto personalitete i ka bërë bashkë Qendra “Multimedia” në Prishtinë.

Debati mes Savanoviq, Horvat dhe Kurtit ka filluar sot në orën 18:00 dhe është duke u zhvilluar momentalisht.

Në njoftimin e Qendrës “Multimedia” rreth këtij debati, janë dhënë të temës e cila do të diskutohet.

“Turistë perëndimorë, banorë urbanë sikur zombi, shoferë agresivë dhe veturat e tyre të mira, një punonjëse e OJQ-ve që e urren punën e saj dhe të dashurin e saj sipërmarrës – këto janë disa nga personazhet e shkrimtares Saša Savanoviq në romanin që pritet të publikohet së shpejti, me titull: ‘Një jetë tjetër'”, thuhet në njoftimin e Qendrës “Multimedia”. /Insajderi.com