Një raund i ri investimesh shpëton SoundCloud nga kapitullimi

Në Korrik SoundCloud largoi 173 punonjës nga kompania dhe mbylli zyrat e Londrës dhe San Franciscos.

Një raund i ri investimesh shpëton SoundCloud nga kapitullimi

SoundCloud ngriti një rand substancial investimesh tha kompania ditën e Hëne se cila ishte në prag të kapitullimit.

Kompania, e cila largoi 40% të punonjësve nga stafi gjatë muajit Korrik, tha në një postim në blog se financimi erdhi nga Grupi Amerikan Raine dhe Fondi i Singaporit.

por detajet e marrëveshje mbeten të fshehta. Një burim i afërt me çështjen tha se investimi mund të jetë afro 170 milion dollar.

Themeluesi dhe ishte CEO i kompanisë Alexander Ljung ra dakord të tërhiqej nga roli i ekzekutivitit për të marrë drejtimin e bordit.

Në Korrik SoundCloud largoi 173 punonjës nga kompania dhe mbylli zyrat e Londrës dhe San Franciscos.

Shërbimi falas i SoundCloud ngelet mjaft popullor për miliona përdorues në mbarë botën. Por kompania dështoi të zhvillonte një model biznesi me të cilin mund të konkurronte me liderët e Spotify dhe Apple.