Një qiri për Aulonin

Një qiri për Aulonin

Në Sheshin Skënderbeu sonte do të ndizen qirinjtë për humbjen vrasjen e Aulon Zekës. Përmes një thirrjeje publike kërkohet që të mblidhen sa më shumë qytetarë që t’i dënojnë fenomenet e tilla me kërkesën që rasti i Aulonit të jetë i fundit.

“Solidarizohuni me humbjen e një të pafajshmi sot, për të mos u përsëritur dhe nesër!”, thuhet ndër tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në Sheshin Skenderbeu sonte prej orës 20:00 do të do të mblidhemi që të ndezim qirinjtë për humbjen e Aulon Zekës.

“Qytetar të nderuar, ju që bashkëndjeni dhe dënoni dhunën dhe vrasjet, ejani sonte, që së bashku të ngrisim zërin kundër fenomeneve të tilla. Solidarizimi ndaj vdekjes së Aulonit ende të mitur, le të jetë kërkesë për dënim për të papërgjegjshmit dhe mizorët.

Auloni le të jetë i fundit ai që merr dhimbjen e një shoqërie të pavëmendshme, e një sistemi të dobët të drejtësisë, një pasigurie të vërejtshme dhe të një shteti jo funksional.

Solidarizohuni me humbjen e të një pafajshmi sot, për të mos u përsëritur dhe nesër!

Aulon Zeka ka qenë një i mitur 16 vjeçar i cili është gjetur i vrarëditën e së shtunës,në orët e para të mëngjesit në afërsi të shkollës “Model”,në lagjen Arbëria, për arsye tërësisht të panjohura.