Një pushues nga Kosova humb jetën në plazhin e Tales

Një 57-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.

Një pushues nga Kosova humb jetën në plazhin e Tales

Viktima është Myzafer Et’hemi, banues në Ferizaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 dhe sipas policisë, viktima kishte ardhur për pushime dhe ishte i shoqëruar nga disa shokë të tij, shkruan Tv Klan, njofton Insajderi.

57-vjeçari mësohet se ka humbur jetën sapo është futur në det dhe nga hetimet paraprake, si dhe nga ekspertiza mjeko – ligjore, dyshohet të ketë pësuar hemoragji cerebrale. /Insajderi.com