Një person është plagosur nga një përleshje, ngjarja ka ndodhur përballë selisë së AAK-së rreth orës tetë të mbrëmjes.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje për Insajderin në lidhje me këtë rast.
Borovci njoftoi se ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë, përsoni i plagosur është dërguar në QKUK për trajtim mjeksor.
Ai tha sePolicia është në vend ngjarje, duke bërë veprimet e domosdoshme me qëllim të ndriqimit të plotë të rrethanave të rastit.