Një person i vdekur gjendet në Lushnje

Një person i vdekur gjendet në Lushnje

Trupi i dekompozuar i një personi, në dukje i moshuar, është gjetur pasditen e kësaj të premteje në Lushnje.

Autoritetet policore lokale bëjnë me dije se trupi është gjetur në lagjen “Xh. Nepravishta” dhe dyshohet që i ndjeri të ketë qenë një endacak.

Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit, për t’iu nënshtruar autopsisë dhe për të mundësuar identifikimin përmes gjurmëve të gishtave./ Top Channel