Një person rrah vëllanë për pronë

Një person rrah vëllanë për pronë

Një person është arrestuar nga Policia në Malishevë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit të Policisë së  Kosovës, rasti ka ndodhur pasditen e djeshme.