Një person i armatosur hyn në zyrën e kryetarit të Vushtrrisë

Një person i armatosur hyn në zyrën e kryetarit të Vushtrrisë

Në mëngjesin e së hënës një person i armatosur dhe në gjendje të dehur ka kanosur me armë zjarri kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakun. Rasti ka kaluar pa ndonjë fatkeqësi ndërkohë që personi që ka kërcënuar Mulakun gjendet në spital për trajtim mjekësor.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Lidhur me rastin, një person është arrestuar dhe i është konfiskuar një armë revole. I dyshuari ishte në gjendje të dehur”, ka thënë Zahiti.

Ai ka shtuar se hetuesit janë duke u marrë me rastin dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me veprimet e të dyshimtit./Insajderi.com