Një orë para ndeshjes, kuqezinjtë fillojnë ta mbushin stadiumin

Një orë para ndeshjes, kuqezinjtë fillojnë ta mbushin stadiumin

Shqipëria luan sot në mbrëmje (ora 21:00) ndaj Rumanisë ndeshjen e fundit në Grupin A.

Kjo sfidë është vendimtare për qëndrimin e kuqezinjve në Europian, pasi një fitore ndaj rumunëve hap rrugën për një kualifikim të mundshëm në 1/8 e finaleve.

E tashmë tifozët kuqezinj kanë zënë vend të parët në  “Stade de Lyon”, raporton Panorama.

Prania e tyre duket se do të dominojë në këtë sfidë ndaj kundërshtarëve rumunë.