Javën e kaluar, një nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore ‘Bekim Sylka’ të Rahovecit, kishte shkuar në klasë bashkë me një shishe me nargjile. Ai ishte vërejtur" />

Një nxënës 13-vjeçar nga Rahoveci ka kërcyer nga ballkoni

Një nxënës 13-vjeçar nga Rahoveci ka kërcyer nga ballkoni

Javën e kaluar, një nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore ‘Bekim Sylka’ të Rahovecit, kishte shkuar në klasë bashkë me një shishe me nargjile. Ai ishte vërejtur nga kujdestarja e klasës. Kjo e fundit i ka dhënë vërejtje të miturit si dhe e ka dërguar atë në shtëpi duke i kërkuar që të paraqitet në shkollë me prindin.

Të martën nxënësi ka shkuar në shkollë. Por kujdestarja e klasës sërish e ka dërguar atë në shtëpi duke i kërkuar që ta sjellë prindin në shkollë. Në orën e tretë të procesit mësimor i mituri është larguar nga klasa.

Në po atë ditë, (të hënën), i mituri i moshës rreth 13-vjeçare ka kërcyer nga ballkoni i shtëpisë së tij. Ai ndodhet në gjendje kritike shëndetësore në Spitalin e Prizrenit.

Rreth rastit për Gazetën Express, ka dhënë detaje edhe drejtoresha e shkollës ‘Bekim Sylka’ të Rahovecit, Beatrisa Pista.

“Unë për momentin jam duke bisedua me policinë rajonale të Rahovecit. Nxënësi është i klasës së shtatë. Pasi është dërguar në shtëpi për ta sjellë prindin ka kërcyer nga shtëpia e tij. Kujdestarja e klasës e ka çu në shtëpi pas orës së tretë mësimore. Ka marrë vërejtje para disa ditëve pasi që është gjetur me një shishe nargjile. Për gjendjen shëndetësore të tijën na thanë që në 48 orët e para do të trajtohet në spital”, ka shpjeguar për rastin drejtoresha e shkollës.

E ndërkohë për këtë çështje zyrtarët e Policisë rajonale në Rahovec kanë deklaruar se janë duke e hetuar rastin. Sipas Policisë, i mituri gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me këtë çështje. Për rastin tashmë është marrë në pyetje drejtoresha e shkollës. I mituri është në gjendje kritike shëndetësore”, kanë thënë nga Policia për Express.