Një muaj paraburgim të dyshuarve që u kapen me 12 kg narkotik

Një muaj paraburgim të dyshuarve që u kapen me 12 kg narkotik

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar 1 muaj paraburgim për tre personat Gj.K, K.Z dhe S.H tw cilwt ishin kapur me 12 kilogram narkotik.

Të dyshuarit GJ.K dhe K.Z, shtetas të Shqipërisë dhe S.K, shtetas i Kosovës me 21 mars të këtij viti në Gjilan në veturën e tyre janë gjetur mbi 12 kilogram sasi narkotike.

Me këtë veprim të dyshuarit kanë kryer bërë shpërndarje dhe shitje e paautorizuar të narkotikëve.

“Me këtë veprim në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan./Insajderi.com