Një muaj paraburgim për zyrtarin e komunës që u kap duke marr ryshfet

Një muaj paraburgim për zyrtarin e komunës që u kap duke marr ryshfet

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj Sadullah Dermakut, pasi u kap dje në flagrancë nga Policia e Kosovës duke i marrë ryshfet pronarit të kompanisë “Taxi City”.

Pronari i kompanisë kishte kërkuar që t’i vazhdohet kontrata e qarkullimit, por Dermaku i kishte vënë një kusht të jashtëligjshëm. Ai i kishte kërkuar që fillimisht t’ia jepte 500 euro ryshfet dhe më pas të vazhdoi t’i jepte edhe më shumë ryshfet, shkruan Insajderi.

Por, pronari i kompanisë kishte lajmëruar policinë. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan kishin marrë një aksion ku zyrtari i lartë i kësaj komune ishte kapur në flagrancë.

Insajderi ka raportuar qysh dje për këtë rast, të cilin e kishte konfirmuar Prokurori për krime të rënda në Gjilan, Agron Uka. Tha se policia kishte përgatitur viktimën që t’ia plotësoi kërkesën zyrtarit komunal. Ndërsa menjëherë të kapej nga policia./Insajderi.com

500 euro ryshfet për një leje në Kamenicë – zyrtari i komunës kapet në flagrancë