Një muaj paraburgim për shtetasit e Shqipërisë që u zunë me drogë në Kosovë

Një muaj paraburgim për shtetasit e Shqipërisë që u zunë me drogë në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji, dy të pandehurve N.D dhe S.D, të cilët ishin kapur me më shumë se 2 kilogram substancë narkotike.

Sipas njoftimit nga gjykata të pandehurit shtetas të Republikës së Shqipërisë në mbrëmjen e 24 marsit, në fshatin Llapushnik, të komunës së Drenasit, zyrtarët policorë gjatë një kontrolli në veturën e të tyre kishte gjetur substancë narkotike në peshë prej 2 kilogrami e 149,5 gram.

Gjykata ka konstatuar se me këtë veprim në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge”. /Insajderi.com