Një muaj paraburgim për shtetasen serbe që dyshohet për vrasje

Një muaj paraburgim për shtetasen serbe që dyshohet për vrasje

Gjykata Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurën N.N. shtetase e Serbisë, pasi që dje është dyshuar se ka vrarë të ndjerën D.N., të moshës 90 vjeçare, të komunës së Shtërpcës.

Vrasja ka ndodhur me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, thuhet në njoftimin Gjykatës.

Asaj i është caktuar paraburgim prej një muaj, nga gjyqtari i departamentit për krime të rënda.

Viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, ku polica kishte gjetur dy thika me të cilat e dyshuara kishte vrarë të ndjerën./Insajderi.com