Një muaj paraburgim për pronarin e “Euro Idës” që kishte kërcënuar me vdekje Insajderin

Një muaj paraburgim për pronarin e “Euro Idës” që kishte kërcënuar me vdekje Insajderin

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar paraburgim prej një muaji pronarit të kompanisë “Euro Ida”, Anton Jupës i cili kishte eksportuar mish të prishur në Kosovë si dhe kishte kërcënuar për vdekje ekipin e Insajderit.

Siç merr vesh Insajderi, Jupës i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Avokati i tij, Meshari Selimaj nuk i është përgjigjur ende thirrjeve të Insajderit lidhur me rastin e klientit të tij.

Biznesmeni kosovar që importoi mish nga kompania e dyshimtë belge, kërcënon ekipin e Insajderit

Insajderi kishte raportuar se nga kompania belge “Veviba” ishte eksportuar mish edhe në Kosovë. “Euro Ida” kishte qenë kompania që kishte eksportuar mish të prishur edhe në Kosovë.

Menjëherë pasi kishte raportuar Insajderi për këtë rast, vetë Jupa personalisht kishte thirrur në redaksinë e Insajderit ku pasi ishte ankuar kishte kërcënuar të gjithë ekipin me vdekje.

Kërcënimin e Jupës mund ta gjeni :Këtu

Jupa ishte arrestuar gjatë ditës së djeshme ku edhe ka kërkuar falje për kërcënimin ndaj Insajderit. Gjatë gjithë këtij muaji insajderi ka raportuar për skandalin e mishit që ka shpërthyer në Belgjikë ku ishte prekur edhe Kosova.

Zbulohet emri i kompanisë kosovare që importoi mishin nga Belgjika