Një muaj paraburgim për personin që iu gjeten 16 kg marihuanë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i vendosur masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Sabit Veseli, në veturën e të cilit thuhet se janë gjetur mbi 16 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Një muaj paraburgim për personin që iu gjeten 16 kg marihuanë

“Me datë 13.09.2016 në automjetin e të pandehurit në fjalë, janë gjetur 16 paketime të mbështjella me foli plastike substancë narkotike të llojit marihuanë – me peshë 16 kilogramë e 615 gramë, të dedikuara për t’i transportuar në Beograd”, thuhet në komunikatën e Gjykatës në Gjilan.

“Me këtë veprim të të pandehurit, ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”, thuhet më tej në komunikatë./Insajderi.com