Një muaj paraburgim për hajnin që vodhi paratë në xhami

Një muaj paraburgim për hajnin që vodhi paratë në xhami

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar një muaj paraburgim të miturit G. G. me kërkesë të Prokurorisë.

I mituri ditë më parë qëllimisht kishte hyrë në xhaminë e një fshati dhe duke hapur kasafortën prej të cilës kishte marrë 400 euro.

“I mituri shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Komunën e Drenasit, dyshohet se ditë më parë me dashje, me anë të përdorimit të forcës ka hapur kasafortën e xhamisë në fshatin Malishevë e Poshtme, Komuna e Gjilanit, duke i marr shumën prej katërqind (400) Euro nga kjo kasafortë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas Gjykatës, me këtë veprime i mituri dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Insajderi.com