Një muaj arrest shtëpiak për drejtorin e “Eco Higjienës”

Një muaj arrest shtëpiak për drejtorin e “Eco Higjienës”

Gjykata Themelore e Gjilanit ka ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj drejtorit të ndërmarrjes “Eco Higjiena”, të cilit i është konfiskuar edhe pasaporta.

S.R. dyshohet për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare.

Sipas komunikatës S. R. në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të ndërmarrjes “Eco Higjiena”,  dyshohet të ketë përpiluar dhe falsifikuar vendimin për formimin e komisionit për të vlerësuar dhe shitur easetet, “të cilat asete janë shitur pa u vlerësuar dhe pa kurrfarë kriteri”. /Insajderi.com