Një minutë heshtje për Bajram Rexhepin

Një minutë heshtje për Bajram Rexhepin

Kuvendi i Kosovës e ka vazhduar seancën konstituive me një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në njërin prej spitaleve të Turqisë.

Ai për një kohë ishte në gjendje kome pas një sulmi që pati në tru.

Ish-kryeministri Rexhepi fillimisht u shti në QKUK për trajtim, por më pas u dërgua për trajtim në Turqi.

Ai u varros në vendlindje në Mitrovicë./Insajderi.com