Një milion euro për asfaltimin e rrugës së Ujmirit

Një milion euro për asfaltimin e rrugës së Ujmirit

Në Komunën e Klinës, sot ka filluar realizimi edhe i një projekti shumë të rëndësishëm infrastrukturor, asfaltimi i rrugës nga aksi rrugor Klinë-Skënderaj deri në fshatin Ujmirë, njofton kumtesa komunale.

Rruga komplet është e gjatë 8 km e 150 metra me kosto financiare mbi 1 milion euro. Zyrtarisht, sot është prerë shiriti për fillimin e punimeve të fazës së parë që përfshinë rregullimin-asfaltimin e 6 km e 200 metra për të cilën Komuna e Klinës dhe Ministria e Infrastrukturës kanë investuar 622 mijë euro. Gjerësia e rrugës është 6 metra me dy shtresa asfalt dhe do të marr epitetin si rrugë rajonale. Kjo rrugë e asfaltuar 30 vite me parë ishte dëmtuar dhe paraqiste probleme në lëvizjen e qytetarëve. Rruga lidh fshatrat Ujmirë, Shtaricë, Pogragjë, Qypevë, Dush, Jashanicë si dhe krijon lidhje të mira edhe për fshatrat tjera verilindore të Klinës.

Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka thënë se ky është një projekt i madh dhe shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj ane.