Një libër për luftën pa heronj

As nuk ka emra komandantësh të mëdhenj e as heronj të pavdekshëm. Është një libër për luftën “cipridon cullak”- ushtarë që vrasin e që vriten. Që e duan lirinë e frikësohen prej vdekjes. Që futën guximshëm në beteja- se e kanë punë, por edhe që “e bëjnë edhe në brekë”. Thjeshtë, "The Smell of war" i Roland Bartetzko është një libër për një luftën pa heronj

Një libër për luftën pa heronj

Tani ekziston një numër i madh i librave që janë shkruar nga politikanët, aktivistët dhe ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përshkruar ngjarjet dramatike në Kosovë në fund të shekullit të kaluar, por ky libër i ri nuk është vetëm një nga ata.

“The Smell of War” (Aroma e luftës) është shumë ndryshe nga çdo gjë tjetër që kemi lexuar dhe dëgjuar për luftën e Kosovës dhe kjo për disa arsye:

Para së gjithash, për shkak të autorit të saj. Roland Bartetzko nuk ka luftuar vetëm në Kosovë, por para se të vinte këtu, ai kishte akumuluar tashmë një përvojë të madhe ushtarake. Pasi kishte shërbyer në forcat ushtarake të elitës gjermane, ai kishte luftuar për forcat kroate në Bosnjë.

Ky libër, për ata që e idealizojnë luftën të zhgënjen. Kjo, sepse aty nuk ka emra komandantësh të mëdhenj e as heronj të pavdekshëm. Është një libër për luftën “cipridon cullak”- ushtarë që vrasin e qëvriten. Që e duan lirinë e frikësohen prej vdekjes. Që futën guximshëm në beteja- se e kanë punë, por edhe që “e bëjnëedhe në brekë”. Thjeshtë, një libër për një luftën pa heronj.

Libri i tij përfiton nga eksperienca dhe ekspertiza e madhe e autorit të saj në fushën ushtarake. Bartetzko jo vetëm që tregon betejat e tij, por ai shpjegon taktikat ushtarake që janë përdorur në terma të thjeshtë për lexuesit e tij.

Ky libër është gjithashtu i shkruar mirë. Bartetzko ka botuar një numër të madh artikujsh për çështjet ushtarake, disa prej tyre në prestigjiozen amerikane si “Newsweek” dhe një nga analizat e tij madje është rekomanduar nga biblioteka online e NATO-s. Ai i përshkruan ngjarjet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të rrjedhshme dhe lexuesi nuk ka nevojë,domosdoshmërish, të ketë shumë informata për gjendjen në Kosovë dhe Bosnje për të kuptuar se çfarë po ndodhte në atë botë.

Bartetzko me “The Smell of War” na fton në një turne që fillon në një ditë të nxehtë verore në Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë në kulmin e luftës së Bosnjës dhe mbaron në një luginë të vogël në Kosovë kur forcat serbe fillojnë tërheqjen e tyre. Në mes të faqeve mësojmë jo vetëm për luftimet që ndodhën, por për atë që ndoshta edhe më interesante, për personat e ndryshëm të përfshirë, shpresat dhe shqetësimet e tyre: civilë, refugjatë, fëmijë, reporterë, kriminelë dhe nganjëherë të çmendur.

Ka histori rreth vdekjes dhe gjërave të këqija që njerëzit i bënë njëri-tjetrit, por edhe tregime qesharake dhe zemërgjerë të njerëzve me guxim të vërtetë që i rezistojnë dhe luftojnë për një kauzë të drejtë.

Ndryshe nga shumë kujtime të tjera rreth luftës në Kosovë, Bartetzko nuk paraqet një imazh heroik të vetes dhe të “vëllezërve të tij në armë”: ata ndonjëherë janë të frikësuar, bëjnë një tone gabimesh dhe gjërat nuk përfundojnë gjithmonë mirë. Edhe pse ata duhet të luftojnë jo vetëm me armikun, por nganjëherë edhe me paaftësinë dhe mungesën e organizimit në ushtrinë e tyre, ata tejkalojnë të gjitha këto pengesa me kreativitet, iniciativë, zgjuarsi dhe guxim. Por, ndonjëherë edhe thjeshtë dështojnë dhe njerëzit vdesin.

Një histori mund të jetë shumë interesante, por nëse nuk nxjerrim mësimet e duhura nga ajo, ajo thjesht mbetet një histori dhe asgjë më shumë. Prandaj, në fund të shumë kapitujve, Bartetzko jep këshilla. “Leksionet” e tij nuk janë të përshtatshme vetëm për ushtarët dhe njerëzit që janë të interesuar për çështjet ushtarake, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të dinë se si të mbijetojnë në një zonë lufte ose si të qëndrojnë të qetë dhe të menaxhojnë stresin në situata ekstreme.

“The Smell of War” është një histori mahnitëse dhe e vërtetë. Është një monument për ushtarët e vërtetë që luftuan betejat tona dhe civilët trima që ndihmuan me vetëmohim.

“The Smell of War” është shkruar në gjuhën angleze dhe është në dispozicion në Amazon si një libër me që mund të mund të porositet si libër i shtypur, por edhe si e-book.