Një lajm i mirë për prodhuesit vendor

Një lajm i mirë për prodhuesit vendor

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka paralajmëruar se ministria të cilën ai e drejton është duke menduar marrjen e një serë vendimesh të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e prodhuesit vendor.

Ministri Hasani ka thënë se po punojnë shumë që të hartojnë ligje të cilat e mbrojnë prodhuesin vendor, sepse vetëm në këtë formë sipas tij, hapen vende të reja të punës.

“Kemi pasur punë intensive, kemi ndërhyre në legjislacion duke ia përshtatur me politika të qeverisë., Fokus të veçante i kemi dhënë bizneseve vendore. Ne po punojmë shumë që të bëjmë ligja të cilat e mbrojnë prodhuesin dhe duke e mbrojtur prodhuesin atëherë hapen vende pune. Pa prodhim nuk krijohen vende të reja të punës”, ka thënë ministri.

Më tutje, Hasani ka thënë se krah të fortë në marrjen e vendimeve për prodhuesit vendor e ka edhe zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj.

“Limajn e kam krah të fuqishëm në mbrojtje të prodhimeve vendore. Kemi marrë një serë vendimesh ku lirohen nga akcizat linjat e prodhimit, pra makineritë prodhuese janë të liruara nga akciza dhe dogana”, ka thënë Hasani në Tribuna Channel.